Gonxhe Bojaxhiu – Nėnė Tereza – Shqiptarja e Shėnjteruar

Mundesuar nga z.Saimir Lolja

Italiano Shqip

Klikoni ketu per te pare festimet ne San Pietro

Madre Teresa

 

Nėnė Tereza rrjedh nga njė familje shkodrane e zbritur nga Fani i Mirditės dhe mė pas e shpėrngulur ne Prizren e me vone ne Shkup. Ishte femija e trete e prinderve Kole dhe Drane Bojaxhiu. Lindi ne Shkup, ku i ati merrej me tregti dhe mblidhte ne shtepine e vet artiste dhe atdhetare shqiptare. Ditelindja e saj eshte 27 Gusht 1910. Gjashte vjet me pare kishte lindur e motra, Agia, dhe tre vjet pas Ages, i vellai Lazri. Mesimet e para i beri ne nje shkolle shqipe te Shkupit, ndersa gjimnazin, po ne ate qytet ne gjuhen serbo-kroate. Familja e Nėnė Terezės u transferua nė Tiranė, pasi i ati i Terezės vdiq i helmuar nga sllavėt gjatė njė udhėtimi pėr nė Beograd ku shkoi pėr tė hapur njė shkollė shqipe. Pasionet e saj te rinise ishin te behej mesuese, te shkruante dhe te recitonte poezi, te kompozonte dhe te luante muzike. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjece dhe u be murgeshe nė Institutin Motrat e Loretos, nė Irlandė.

 

Sipas Artistes se Popullit Marija Kraja dhe njekohesisht mike e familjes se Gonxhe Bojaxhiut, Nėnė Tereza e ka quajtur ditėn mė tė bukur tė jetės sė saj, ditėn kur pėr herė tė pare pas 50 vjetėsh vizitoi Shqipėrinė nė vitin 1989. Prejardhja e saj shqiptare e bėri shoqėruese tė Papės gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri mė 1993. Fqinjėt e shtepise se prinderve te saj, qė vonė e kishin mėsuar emrin e saj, ēuditeshin kur shihnin gruan e vogėl por me famė tė madhe qė shkelte nė rrugicėn e tyre me kėmbėt e zbathura, tregon Marija Kraja.

 

Nėnė Tereza haste vėshtirėsi pėr tė folur rrjedhshėm Shqip pas njė largimi prej 70 vjetesh dhe qendrimi ne ambjente joshqiptare, por ajo kurrė nuk e ka mohuar origjinėn e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip jane letrat e rinisė dhe mė pas me familjen nė shqip, pėrshėndetje nė Shqip popullit shqiptar pas fitimit tė ēmimit Nobėl mė 1979 dhe lutja nė Shqip transmetuar nga Zėri i Amerikės me 17 Qershor 1978. Kur ishte e re jo vetėm ka folur, por ka shkrojtur edhe poezi nė gjuhėn Shqipe. Pėr shembull poezine e meposhtme e ka shkrojti kur ishte 22 vjeēe gjate udhes per ne Indi.

 

LAMTUMIRĖ

 

Po lė shtėpinė zemėrfanar

Vendlindje e farefis

Po vete n’Bengalin dergje-vrarė

Atje, nė tė largtin vis.

 

Lė tė njohurit nė mejtime

Tė afėrmit e vatrėn shqim,

Mė tėrheq zemra ime

T’i shėrbej Krishtit tim.

 

Nėnė e dashur, lamtumirė

Ju le shėnde’n miq tė mi

Mė djeg, o, njė fuqi e dlirė

Drejt tė pėrflakurės Indi…

 

Dhe anija lehtė lehtė lundron

Pret valėt e detit tė trazuar,

Pėr herė tė fundit syri vrojton

Brigjet e Evropės sė hakėrruar.

 

Qėndron nė anije e galduar

Fytyrė e pėrvuajtur gjithė hare

E Krishtit flijetarja e vluar

Nuse e njomė e botės sė re,

 

Njė kryq hekuri n’dorė shtėrngon

Shpėtimi lėvarshėm kumbon nė tė,

E shpirti i gatshėm pranon

Blatėn e rėndė fli pėr tė,

 

Pranoje, kėtė flijim, o Zot,

Dėshmi e pėrbetimit qė tė dashuroj,

Ndihmoi gjallesės Tėnde sot

Qė emrin do tė madhėroj!

 

Si shpėrblim, Tė lus o i Hirt’,

O Ati ynė plot mirėsi

Tė mė japėsh vetėm atė shpirt

Atė shpirt qė-veēse Ti e di.

 

Dhe t’imtė, tė pastėr si n’ag vere vesojnė

Tė valėt lot rjedhin qetė, me mall,

Qė betimin pėr Ty prore e madhėrojnė

Pėr tė madhin blatim qė tani u shpall.

 

Nė ēastin e marrjes se Ēmimit Nobėl mė 1979, njė nga klerikėt qė merrte pjesė nė sallė e pyeti Nėnė Terezėn se nga ishte. Ajo deklaroi: Kam lindur nė Shkup, jam shkolluar nė Londėr, jetoj nė Kalkutė dhe punoj pėr tė gjithė njerėzit e varfėr nė Botė. Atdheu im ėshtė njė vend i vogėl me emrin Shqipėri.

Nėnė Terezės, pėr tė ardhur nė Shqipėri iu desh tė dėrgonte tri letra. Ajo i kish dėrguar mė parė letėr Komitetit Shqiptar pėr Marrėdhėniet me Jashtė, por nuk mori kurrė pėrgjigje. Njė tjetėr letėr ia kish nisur ish-Presidentit tė Republikės nė vitin 1989, te cilit i theksonte se: pėr 60 vjet kam vizituar shumė e shumė vende jashtė atdheut tim. Kurse letrėn e tretė ia kish drejtuar kryetares sė Frontit Demokratik, te ciles i lutej qė ta ndihmonte pėr tė ardhur nė Shqipėri pasi donte tė shihte varrin e nėnės sė saj. Me ne fund, e para pashaportė (per kete rast ishte diplomatike) e dhėnė pėr nėnshtetas tė huaj me origjinė shqiptare iu dha pikėrisht Nėnė Terezės e cila vizitoi Shqipėrinė me 1989. Nėnė Tereza kishte gjithashtu pashaportė nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thane per pashaporten Shqiptare ajo u pergjegj: E pranoj me kėnaqėsi, sepse ėshtė pasaporta e vendit tim; atje kam nėnėn dhe motrėn, atje kam miq e tė njohur, atje shumė shpejt do tė hapim misionin tonė e unė do tė jem vetė aty. Kur mori ēmimin Nobėl nė vitin 1979, amerikanėt i ofruan nėnshtetėsinė amerikane dhe pashaportėn, por ajo nuk pranoi.

Nė vitin 1991 presidenca shqiptare krijoi dekoratat me tituj Urdhri Nėnė Tereza e Artė dhe Nėnė Tereza e Argjendtė. Ky urdhėr do t’u jepej veprimtarėve tė cilėt do tė jepnin ndihmesė tė veēantė nė shėrbimet njerzore. R. Alia e dekretoi njė urdhėr tė tillė, por nuk e dha ndonjėherė, ndoshta me pretekstin se nė Shqipėri nuk kish tė varfėr e nuk kish vend pėr shėrbime bamirėsie. S. Berisha, qė zuri vendin e tij e dha aq shumė kėtė urdhėr sa e shpėrdoroi atė. R. Meidani gati e harroi. Sot nuk dihet nėse ekziston apo jo.

Kur erdhi pėr herė tė dytė nė Shqipėri ne Gusht 1992, ajo i shkruan njė letėr tė shkurtėr R. Alisė, i cili nė atė kohė ishte futur nė burg: …Iu falenderoj qė dhatė leje pėr hapjen e misionit tonė nė Shqipėri…Le tė lutemi sė bashku pėr popullin tonė. Lutu edhe ti! …..

Sipas gazetes Washington Post, 16 Tetor 2003, deklarohet qarte se Nėnė Tereza ka lindur ne Shkup ne kohen kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi shte qytet i perandorise Otomane. Me tej rithuhet fjala e Nėnė Terezės qe sipas gjakut ajo eshte Shqiptare. Gjithashtu, gazeta shkruan se verėn qe kaloi nje skulptor sllavo-maqedonas krijoi nje shtatore te Nėnė Terezės, me mbishkrimin thjeshte si nje bije e Maqedonise, per ta deguar ne Rome me rastin e saj te shėnjeterimit. Por zeri i bashkuar i Shqiptareve ne lidhje me origjinen kombetare te Nėnė Terezės beri qe ai skulptor ta harronte ėndrrėn qė pati.

Nėnė Tereza vdiq nė Kalkuta tė Indisė mė 5 Shtator 1997. Shėnjtėrimi i Nėnė Terezės me 19 Tetor 2003 ne Sheshin e Shėn Pjetrit ne Vatikan do te ndiqet nga 250’000 njerėz dhe do te filmohet nga te gjitha televizionet e botes. Paralelisht veprimtarite festive ne Tirane, Prishtine jane te shumta dhe te organizuara nga qeveria, Bashkia e Tiranės dhe Akademia e Shkencave. Pėr tė po ngrihen pėrmendore nė Tiranė, Prishtine, Bratislavė (Sllovaki), Strasburg (Evrope), Tenenerife (Madagaskar), Johanesburg (Afrika e Jugut), etj.

Tereza u bė kultura mė e lartė ndėrlidhėse e njohjes sė shqiptarėve nė botė. Bill Klinton ka thėnė botėrisht nė qershor 2002: Nėnė Tereza, ishte e para Ajo qė mė bėri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumė krenar qė plotėsova njė detyrė morale ndaj Saj dhe ndaj vlerave tė lirisė. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qenė shqiptare Nėnė Tereza nuk i pėrket vetėm Shqipėrisė, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bė qytetarja e botės, e popujve, feve dhe e qytetėrimeve. Nė vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret e Bamiresise qe i sherbejne teresisht te varferve. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Vetem sipas te dhenave te vitit  1980, ajo ishte kujdestare e 7’500 femijeve ne 60 shkolla, mjekonte 960’000 te semure ne 213 spitale, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47’000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3’400 pleq te braktisur e te lene rrugeve ne 20 shtepi pleqsh dhe kishte biresuar 160 femije jetime. Sot, Urdhri i saj ka mė shumė se 700 shtėpia nė 132 vende.

 

Nder titujt qe i jane dhene Nėnė Terezės permenden:  Pamada Shir; Gjoni XXIII per Paqe, te cilen ja dorezoi vetė Papa Pali VI; Samaritani i Mire, ne Boston; Shperblimi Nderkombetar Xhon Kennedy, ne Uashington; Nena e te Gjithe Nenave; Balzan; Ēmimi Nobel per Paqen; Medalja e Lirise, shperblimi me i larte amerikan; Medalja e Paqes, shperblimi me i larte i Rusise; etj.

Shkrimi i mėsipėrm u mbėshtet nė shkrimet pėr Nėnė Terezėn tė gazetave Illyria 8 Gusht 2003, Panorama 7, 17 Tetor 2003, Shekulli 15 Korrik 2003, Washington Post 16 Tetor 2003.

 Dr. Saimir Lolja

Tetor 2003

Home ] Durazzo ] Cultura ] Storia ] Geografia ] Giovani ] Chi sono ] Nomi albanesi ] Link ] Foto Gallery ] Madre Teresa ] Kongresi i manastirit ]

Copyright © 2003 Juljan