95 vjetori i Kongresit tė Alfabetit nė Manastir

Dy caqe tė gjuhės Shqipe

 Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit (1210)

I gjetur nė Vatikan, ai ėshtė botimi mė i vjetėr i njohur deri tani i gjuhės Shqipe. I tėri ėshtė nė pergamen dhe ka 208 faqe. I gjithė dorėshkrimi ėshtė i shkruar me shkronja latine dhe i tėri nė gjuhėn shqipe, nė dialektin e veriut. Dorėshkrimi ndahet nė tre kapituj, nė faqet 1r-97r mbi teologjinė; faqet 98r-146r mbi filozofinė dhe faqet 147r-208r mbi historinė. Ndėrsa nė fund, autori ka firmosur vetė duke shkruar: Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t' Lummnummitt ZOT e mbaronjj n'Vitte MCCX dittn ee IX t' Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE. Rėndėsia e kėtij libri (qė nuk ėshtė abetare) ėshtė se tregon qė ka patur shkrues, botues dhe lexues te shkolluar te Shqipes nė vitin 1210. 

Alfabetet origjinale shqiptare (1761-1844)

Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve njihet si Anonimi i Elbasanit (1761) ėshtė teksti mė i hershėm Shqip i shkruar me njė alfabet origjinal. Autor ėshtė Gregori i Durrėsit, i njohur edhe si Gregori i Voskopojės, i cili qėndroi pesėmbėdhjetė vjet nė Elbasan para hartimit tė dorėshkrimit. Ai u pėrpoq tė shkruante nė njė gjuhė tė pėrbashkėt qė ta kuptojnė shqiptarėt nga krahinat e ndryshme. Njė gjė bie nė sy nė Dorėshkrimin Elbasanas: Ka shumė pak fjalė tė huaja, vetėm tri fjalė latine dhe shtatė fjalė turke. 59 faqet e pėrkthimeve biblike nė Dorėshkrimin Elbasanas pėrmbajnė 6113 fjalė tė shkruara nė njė alfabet prej 40 gėrmash: 35 gėrma tė zakonshme dhe 5 gėrma tė rralla. Shumica e gėrmave tė kėtij alfabetit janė krijime tė reja pa ndikim tė gjuhėve dhe tė alfabeteve tė popujve fqinjė.

Nė kapakun e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve gjėndet njė vizatim dhe afėr dymbėdhjetė fjalė tė shkruar me njė alfabet i cili ndryshon krejtėsisht nga alfabeti i dorėshkrimit; por i pa zbėrthyer akoma.

Alfabeti i Todri Haxhifilipit (1730-1805) nga Elbasani, i cili ėshtė njė sistem grafik i ndėrlikuar prej 52 gėrmash qė u pėrdor nė mėnyrė sporadike nė Elbasan nga fundi i shekullit XVIII.

Alfabeti i Kodeksit tė Beratit (1764-1798), njė dorėshkrim prej 154 faqesh. Nė faqen 104 gjejmė dy radhė Shqip tė shkruara me njė alfabet origjinal prej 37 gėrmash tė ndikuara nga glagolishtja.

Nga Gjirokastra kemi njė alfabet tjetėr nga fundi i shekullit XVIII ose nga fillimi i shekullit XIX, i cili ėshtė njė sistem grafik prej 22 gėrmash, por pak i pėrhapur.

Njė alfabet tjetėr i shpikur nė jugun e Shqipėrisė ėshtė ai i Jani Vellarait (1771-1823). Ai ishte autori grek i shėnimeve gramatikore greqisht-shqip tė vitit 1801 pėr t'i mėsuar shqip grekėrve. Gjuhėn shqipe e shkroi me njė alfabet origjinal prej 30 gėrmash nė bazė tė latinishtes dhe tė greqishtes.

Alfabeti i Naum Veqilharxhit (1797-1846) nga Korēa prej 33 gėrmash tė botuarai nė abetare e tij  Shqipe nė vitin 1844. Jehona e kėtij alfabeti, i cili i ngjan njė lloj armenishtje kursive, ishte e pakėt.

Kjo periudhė njėqindvjeēare 1750-1850 ishte njė kohė shumėllojshmėrie shkrimesh tė habitshme nė Shqipėri. Me tė gjithė, gjuha shqipe u shkrua me dhjetė alfabete: shtatė alfabetet origjinale tė lartėpėrmendur si dhe pėrshtatjet pas vitit 1850 tė alfabeteve latin, grek dhe arab. Ėshtė pėr t’u ēuditur qė kultura shqiptare arriti ta dallonte veten dhe tė mbijetonte me njė madhėshti tė tillė letrare. Egzistenca e tyre ējerr poshtėrsinė me tė cilėn u ndesh delegacioni Shqiptar nė Kongresin e  Berlinit mė 1878 ku iu tha nė vend tė JO-sė pėr shtetin Shqiptar se: nuk mund tė ketė komb pa gjuhė tė shkruar. Ndėrkohė qė kishte jo njė, por 10 alfabete qė mund tė pėrzgjidheshin e zbatoheshin.

Kongresi i Manastirit ose ndryshe Kongresi i Alfabetit (14 Nėntor 1908)

Atdhetarėt qė pėrpiqeshin tė bashkonin popullin kishin pėrpara njė pėrēarje nė popull qė shkatohej nga: 1- politika ‘pėrēa e sundo’ e qeverise osmane; 2- struktura shoqėrore feudale-fisnore nė Shqipėri; 3- drejtimet e huaja tė grupeve tė ndryshme fetare, tė cilat pėrdornin turqishten, greqishten, italishten e gjermanishten nė vend tė Shqipes. Nė ato kushte, shoqėria Bashkimi e Manastirit thirri mė 14 Nėntor 1908 kongresin e parė tė pėrgjithshėm pėr diskutimin dhe miratimin e nje alfabeti tė njėsuar.

Aty ishin tė pranishėm 150 delegatė tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė dhe nga bashkėsitė shqiptare nė Rumani, Turqi, Egjipt, Itali, Amerikė e gjetkė. Ata zgjodhėn si kryetar Mithat Frasherin, tė birin e tė shquarit Abdyl qė kishte kryesuar mbledhjen nė Prizren. Pėrfaqėsuesi i Shoqėrisė Biblike Gjergji Qiriazi u zgjodh nėnkryetar, kurse prifti protestant nga Korēa Grigor Cilka mori pjesė bashkė me tė nė Komisionin e Alfabetit tė pėrbėrė prej 11 vetėsh. Parashqevi Qiriazi, e Shkollės sė Vajzave nė Korēė, shėrbeu si sekretare e komisionit. Ajo ishte e vetmja grua delegate nė Manastir dhe e para grua nė histori qė mori pjesė nė njė forum gjithėshqiptar. Zonja Fineas Kenedi, njė misionare amerikane nė Korēė, e pranishme aty si vezhguese, shkruante pėr poetin Gjergj Fishta: Kumtesa mė e mirė u mbajt nga njė prift katolik nga Shkodra, fjalėt e tė cilit bėnė qė dėgjuesve t'u rridhnin lotė; njė hoxhė u prek aq shumė, saqė rendi ta pėrqafonte para gjithė tė pranishmeve.

Kongresi nėntėditor vendosi me votė tė plotė qė shqiptarėt tė linin mėnjanė alfabetin e Stambollit me dhjetė shenjat e tij tė veēanta dhe ta shkruanin gjuhėn e tyre vetėm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar nė Manastir pėrmbante 36 shkronja e ndėrthurje shkronjash latine. Duke qenė se para kėsaj mbledhjeje gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke e sllave apo pėrshtatje tė tyre, vendosmėria e kėtyre delegatėve pėr t'i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi nje shpallje kulturore e pavarėsisė, gjė qė shkaktoi kundėrveprime tė ashpra nga qeveria osmane, sllavėt dhe kisha ortodokse e grekėrve.

Njė pjesėmarrės i shquar nė Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetė nga trembėdhjetė propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonėse jetoi nė disa vende tė huaja dhe mėsoi tė fliste 13 gjuhė, mbi gjuhėn Shqipe ai nuk vinte gjė tjeter. 

Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera

ku e shkoj jetėn tash sa mot,

veē per ty rreh zemra e mjera

e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhė, qi jam tue ndie

janė tė bukra me temel;

por prep’ kėjo, si diell pa hije,

pėr mue t’tanave ju del.

Kongresi vendosi gjithashtu ngritjen e Shtypshkronjės Shqipe nė Manastir nėn drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bė shpejt e njohur anembanė vendit si shpėrndarėse e librave dhe gazetave Shqipe. Por shpejt qeveria osmane i mbylli tė gjitha shtypshkronjat shqipe. Mė 1911, Hoxhson, pėrfaqesuesi i Shoqėrisė Biblike tė Kostandinopojės, raportonte: Tė gjitha shkollat shqipe janė mbyllur pa pikė mėshire, kurse pėrpjekjet ngulmuese pėr ndalimin e gjuhės dhe zhdukjen e letėrsisė Shqipe nuk kanė rreshtur kurrė. Gjendja e rėndė politike mund tė marrė flakė nga ēasti nė ēast. Tashmė shqiptarizmi kishte shpėrthyer dhe nuk do ndalej mė!

Shkrimi ėshtė bėshtetur edhe nė botime pėrkatėse tė mėparshme.

Pėrgatitur nga Saimir Lolja

Nėn-Prof. Dr. PEng.

Nėndor 2003

 

Home ] Durazzo ] Cultura ] Storia ] Geografia ] Giovani ] Chi sono ] Nomi albanesi ] Link ] Foto Gallery ] Madre Teresa ] [ Kongresi i manastirit ]